SHBA është e gatshme të njohë kontrollin rus mbi rajonin ukrainas të Krimesë: Lajmin e përcjell media e njohur amerikane Bloomberg, e cila citon burime të pohojnë se Uashingtoni është i hapur ndaj një lëvizjeje të tillë si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë paqeje mes Moskës dhe Kievit. Sipas të njëjtave burime megjithatë, ende nuk është marrë një vendim përfundimtar mbi këtë çështje.