Teksa vëmendja e botës vitin e kaluar ishte e mbërthyer tek lufta e Ukrainës, Kina heshturazi, përgjatë periudhës në fjalë e ka rritur ndjeshëm arsenalin e saj bërthamor. Një raport vjetor i publikuar nga Pentagoni zbulon se Pekini zyrtar tashmë ka 500 koka me mbushje bërthamore numrin e të cilave synon ta dyfishojë deri në vitin 2030. Pavarësisht kësaj, SHBA-ja thotë se Kina vazhdon të mbetet e angazhuar ndaj politikës “mos godit i pari”.