Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përballen me një rritje të rasteve me Covid 19, kryesisht të nxitura nga varianti “Delta”. Me synimin për të ulur numrin e infeksioneve në disa zona autoritetet kanë filluar t’u rikthehen masave kufizuese, sikurse është mbajtja e maskave.