Top Channel/ SHBA “blindon” kufirin me Meksikën, shtohen 4500 trupa nga Garda Kombëtare
22/01/2025 23:02

Mijëra trupa amerikane shtesë janë urdhëruar të shkojnë në kufirin jugor të SHBA-së me Meksikën, vetëm dy ditë pasi Presidenti Donald Trump urdhëroi që ushtria amerikane të rrisë praninë e saj atje. Tashmë ka afërsisht 2200 forca aktive në kufi si pjesë e misionit “Joint Task Force-North”, me bazë në El Paso, Teksas. Ato do ndihmojnë në mbështetjen e punës së Doganave të SHBA-së dhe Mbrojtjes së Kufirit. Nuk është ende e qartë se cilat njësi specifike po urdhërohen të shkojnë në kufi me Meksikën. Ndërkohë një kontingjent i Gardës Kombëtare është dërguar në kufi, i kryesuar nga Garda Kombëtare e Teksasit. Sipas Departamentit Ushtarak të Teksasit, aktualisht në kufi ndodhen 4,500 roje kombëtare. Ata do të jenë në gatishmëri për të ndihmuar Patrullën Kufitare, duke mbështetur në qendrat e komandës dhe kontrollit dhe duke ofruar më shumë specialistë për të vlerësuar flukset e imigrantëve. “Më shumë trupa pritet të dërgohen në kufi në javët dhe muajt e ardhshëm në këtë valë të parë të ndalimit të imigracionit masiv”, tha një nga zyrtarët amerikan. Nuk është e qartë nëse trupat do të jenë të armatosur. Por asnjë nga ata nuk është i autorizuar të kryejë arrestime, sekuestrime droge apo përleshje me imigrantë, përveçse të ndihmojë në transportimin e tyre. Presidenti Trump tha në një urdhër ekzekutiv të hënën, se ai do të vendosë brenda 90 ditëve nëse do të përdorë “Aktin e Kryengritjes” në kufirin SHBA-Meksikë, i cili do t’i lejonte të përdorë trupat amerikane. Numri i emigrantëve që kalojnë kufirin jugor ka rënë kohët e fundit. Kryesisht, nga 1,100 deri në 1,300 imigrantë kalojnë në ditë kufirin SHBA-Meksikë.

Top Channel/ “Do të lëshojmë ferrin mbi Iran”, Trump i soset durimi
25/03 23:17
Top News- Si po e çan Irani “Kupolën e Hekurt” të Izraelit me raketa thërrmuese
25/03 22:53
Top News- Vuçiç ‘i tmerruar’ nga shqiptarët: Më premtuan çmimin Nobel për paqen nëse njoh Kosovën
25/03 22:30
Top Channel/ Përvjetori i revolucionit në Greqi festohet me paradë ushtarake
25/03 22:29
Top News-‘SHBA dhe Izraeli duan një ishull’ / Kryeparlamentari i Iranit: Do t’i sulmojmë pandërprerë
25/03 22:28
Top Channel/ Dënohen për varësi “Meta” dhe “YouTube”, gjobë 3 mln dollarë
25/03 22:27
Top News- Maduro në burgun famëkeq të Bruklinit, 80 ditë mes kriminelëve/ Çfarë ka ndodhur me të?
25/03 22:14
Top Channel/ Rritja e çmimeve të karburantit, anulohen fluturimet mes Australisë dhe Zelandës së Re
25/03 21:24
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, paralajmërimi i ekspertit: Nëse çmimi i naftës arrin…
25/03 21:23
Top News – ‘Irani të mos bëjë llogaritje të gabuara’ / Shtëpia e Bardhë: Trump nuk bën bllof
25/03 21:22
Top Channel/ Dy aksidente fatale në Gjermani, humbin jetën dy shqiptar, dyshohet…
25/03 21:22
Top News – Irani sulmon aeroportin e Kuvajtit / Goditet një rezervuar karburanti, flakët përhapen
25/03 20:30
Top Channel/ Irani refuzon planin e paqes, Teherani kundër draftit me 15 pika
25/03 19:41
Top News- “Nuk ka më siguri”: plas dhuna në Bregun Perëndimor/ Paralajmërojnë palestinezët
25/03 19:15
Top News- Pas Iranit Kim Jong Un gati për luftë: Koreja e Veriut ka nevojë për armë bërthamore
25/03 19:14
Top Channel/ OpenAI mbyll platformën Sora, kosto të larta dhe rreziqe ligjore
25/03 15:28
Top News – Pakistani ka dorëzuar planin e SHBA-së / Irani konfirmon, bisedimet ndoshta në Turqi
25/03 15:08
Top Channel/ Lufta e Iranit, “zgjohet” Kim Jong Un: “Justifikon tona armët bërthamore, do mbrohemi”!
25/03 15:08
Top Channel/ “Sindroma e turistëve”, studimi: Përse sillen keq kur janë me pushime!
25/03 15:00
Top News – Hungaria ndal gazin drejt Ukrainës / Orban hakmerret: Deri sa të rinisë rrjedha e naftës
25/03 14:39