Nuk ishte fjalimi që donte të mbante Joe Biden. Të paktën jo këtë vit e jo në këto rrethana, thotë BBC. Por nëse dikush e di se sa shpejt mund të ndryshojë fati, është ky pikërisht president – jeta personale dhe profesionale e të cilit është prekur nga tragjedia dhe fatkeqësitë.