Dy herë rezulrton ta ketë pyetur kulla e kontrollit helikopterin ushtarak: "A e shihni CRJ?". Dhe në të dy herët, përgjigja ishte pozitive. Por sërish, edhe pse Black Haëk-u ku udhëtonin tre vetë u udhëzua të kalonte prapa avionti të pasagjerëve të mërkurën në 20:48 me orën lokale, ai sërish u përplas me Bombardier Crj-700 të American Airlines që ishte nisur nga Wichita në Kansas e i ishte drektuar aeroportit Reagan në Washington me 64 persona në bord.