Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Sali Berisha kanë marrë dhurata nga mbështetësit. Kreu i qeverisë gjatë një takimi në Vlorë, mori dhuratë një buf. “Kujt s’ia gjetën vlonjatët! Faleminderit për dhuratën”, shkruan Rama në përshkrimin e fotos. Ndërsa kryedemokrati, mori nga aferisti shqiptar, Kujtim Potja, dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin e tij, për zgjedhjet e 11 majit. Berisha mori edhe një shampanjë me idenë që ta hapë kur të fitojë zgjedhjet parlamentare.