Ka vijuar edhe gjatë natës sfida e Eva Buzos, gruaja e parë që vendosi të kalojë me not kanalin e Otrantos. Gjatë natës, Eva duket teksa noton dhe ndiqet nga 2 trajnerë dhe një varkë e shpejtë për asistencë logjistike. Iniciativa e saj nisi mesditën e së enjtes kur u nis nga Otranto, ndërsa pritet të mbërrijë në Vlorë pas 35 apo 40 orësh.