Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Khan Younis në Rripin e Gazës, ku një sulm ajror izraelit ka goditur banesën e një mjekeje, duke vrarë nëntë nga dhjetë fëmijët e saj, njoftoi Spitali Nasser, ku ajo punon. Sipas mjekëve, vetëm njëri prej fëmijëve, së bashku me babain, kanë mbijetuar, megjithëse kanë pësuar plagë serioze.