Për raportuesen e Kosovës në Parlamentin Evropian, njohja e targave RKS nga ana e Serbisë, përbën praktikisht një hap drejt njohjes de facto. “Ky është një përparim i vogël në drejtimin e duhur”, deklaroi ajo. Në një intervistë për televizionin publik të Kosovës, Von Cramon u shpreh se ndihet e turpëruar që qytetarët e Kosovës kanë pritur deri në vitin 2024 për liberalizimin e vizave, në një kohë kur kriteret sipas saj, ishin përmbushur që më 2018.