Bashkimi Europian po e sheh me shqetësim rritjen e rasteve të dhënies së nënshtetësisë së Republikës së Serbisë me procedurë të shpejtë për qytetarët nga Rusia. BE-ja e konsideron këtë si rrezik në aspektin e sigurisë pasi qytetarët që zotërojnë pasaporta serbe mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen.