Jo tërheqje, thjesht çangazhim: kështu e përkufizoi ministri serb i mbrojtjes Millosh Vuçevic reduktimin e numrit të ushtarëve “përgjatë vijës administrative” me Kosovën, nga 8.350 në më pak se 4.500. "Ata po kthehen në garnizonet e tyre, në kazermat e tyre, në aktivitetet e tyre të rregullta," tha Vucevic për Televizioni Prva, ndërsa theksoi se ushtria serbe së bashku me inteligjencën ushtarake dhe Agjencinë e Sigurisë Ushtarake, janë duke monitoruar gjithçka që po ndodh në Kosovë.