Agjencia e Kosovës për Inteligjencë ka informacione se në Rashkë të Serbisë është një grup i personave që po trajnohet me qëllim destabilizimin e veriut të Kosovës. Një gjë e tillë duket se është ndarë me deputetët e Kuvendit të Kosovës gjatë raportimit të së mërkurës të drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti.