Top Channel/ Serbia nuk dënon Rusinë: Nuk i bashkohemi histerisë së Perëndimit
22/03/2022 19:07
Serbia ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë. Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin tha të martën se Beogradi nuk do të vendosë sanksione dhe nuk do t'i bashkohet "histerisë" perëndimore kundër Moskës.