Komisioni Europian dhe Shërbimi i Veprimit të Jashtëm i BE-së i ka dorëzuar zyrtarisht Këshillit të bllokut propozimin për të ndryshuar dhe plotësuar kornizën e bisedimeve me Serbinë për anëtarësim. Dhe si kusht detyrues, ndryshimet e propozuara imponojnë pikërisht zbatimin e marrëveshjeve që Beogradi ka arritur deri tani me Kosovën në kuadrin e dialogut të ndërmujetësuar nga Brukseli.