Tensionet në kufirin e Kosovës me Serbinë u përshkallëzuan shumë shpejt, duke kërcënuar një spirale që mund të rindizte konflikte të vjetra në Ballkan. Presidenti serb Aleksandar Vucic urdhëroi ushtrinë dhe njësitë policore t`i afroheshin kufirit, me pretekstin e mbrojtjes së serbëve lokalë që protestonin reciprocitetin e targave.