Bllokimi i misrit serb me prani të Aflatoksinës duket se ka ndezur një përplasje të hapur tregtare mes Shqiperisë dhe Serbisë. Autoritetet serbe kanë bllokuar rreth 20 kamionë me fruta dhe perime shqiptare në kufi, me pretendimin se çdo paletë do ti nënshtrohen analizave laboratorike në territorin serb, duke refuzuar të njohin analizat të kryera në Shqipëri. Na ka ndodhur një problem me Serbinë na kanë marë analizë të produkteve. Unë kam dy kamionë, si jnë atje në doganë janë dhe dhjetë kolegë të tjerë që u janë bllokuar kamionat, ata kanë vendosur të marin analizë në çdo paletë dhe jo vetëm kamionët në fund. Ata kanë vendosur se kamioni nik hapet për 2-3 ditë deri në momentin që del rezultati analizave