Top Channel/ Serbia “armatoset”, miliona dollarë për të blerë dronë kinezë
20/05/2021 11:49

Serbia ka shpenzuar miliona dollarë për të blerë dronë kineze. Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë, duke inspektuar bazën e të dhënave për importet nga Kina në vitin 2020, ka arritur në informacionin se Serbia, atë vit, ka importuar dronë nga Kina në vlerë prej 19.3 milionë dollarësh. Çmimi me të cilin Serbia i blerë dronët luftarakë-zbulues nga Kina, është mbajtur sekret që nga korriku i vitit 2020, kur dronët janë shfaqur për herë të parë në aeroportin ushtarak të Batajnicës, në Beograd. Bëhet fjalë për dronë CH-92A të cilët i prodhon Korporata Shkencore dhe Teknologjike e Aviacionit të Kinës, një kompani shtetërore. Siç thuhet në specifikimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, mjeti ajror pa pilot, CH-92A, mund të godasë objektivin nga një distancë prej nëntë kilometrash, ndërsa mund të regjistrojë terrenin dhe pozicionin e njësive të armikut nga një distancë prej 250 kilometrash. Lartësia maksimale në të cilën fluturon është 5,000 metra, ndërsa shpejtësia është pak më pak se 200 kilometra në orë. Dronët CH-92A, mes tjerash, përdoren për studim të terrenit nga ajri dhe sulm me raketa të drejtuara me laser, në caqe në tokë. Çdo dron është i pajisur me dy raketa, që mund të godasin një objektiv nga një distancë prej 9 kilometrash.Programi i prodhimit të kompanisë në fjale përfshin edhe dronin CH-4, i cili thuhet se ka luajtur rol të rëndësishëm në konfliktet e armatosura në Lindjen e Mesme dhe është në përdorim në Egjipt, Etiopi, Jordani, Pakistan dhe Mianmar.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52