Kur 37 vjecari Dung Nguyen la Vietnamin për të punuar jashtë, e siguruan se do të punësohej në një kompani gjermane në Serbi, por pas mbërritjes i morën pasaportën dhe e dërguan në një fabrikë kineze me kushte pune të tmerrshme. Situata e këtyre njerëzve ka rrëmbyer vëmendjen mediatike në vend vetëm pasi Nguyen dhe qindra vietnamezë të tjerë u hodhën në grevë këtë javë, një sfidë e rrallë kjo që mund t`i bëhet një sipërmarrjeje kineze në Serbia nga punëtorët e saj.