Asnjë taksi apo makinë nuk lejohet të dalë apo të vijë në hotel. Në çdo pikë kontrolli, ku ndodhen makinat e sigurisë, na kërkuan mjet identifikimi dhe kartën e dhomës së hotelit. Ndërkohë, përfaqësuesit e FSHF-së dhe stafi i kombëtares janë nisur drejt Leskovcit, ku do të zhvillohet mbledhja teknike me UEFA-n dhe përfaqësuesit e Serbisë për ngjyrën e fanellës që do të luhet.