Fillimi i shtatorit riktheu protestat gjigande në Serbi, duke fashitur kështu shpresat e qeverisë për një qetësim të situatës. Dhjetëra mijëra vetë mbushën rrugët e Beogradit, në një marshim përkujtimor të thirrur nga nxënësit e shkollave të mesme, në kuadër të një bllokade në ditën e parë të vitit shkollor.