Serbët e veriut të Kosovës insistojnë për tërheqjen e plotë të të gjithë pjesetarëve të policisë së Kosovës nga veriu dhe kthimin e tyre në strukturat policore përpara se të mbahen zgjedhjet e reja. “Të kthehen policët tanë... do të thotë, që ne të kthehemi në punë në sistemin e Kosovë. Përderisa janë këtu, do të jetë e vështirë”, thonë disa prej tyre, ndërsa shtojnë se serbët nga veriu duhet të zgjedhin përfaqësuesit e vet.