Teksa pak orë na ndajnë nga “finalja” e Shqipërisë në Leskovc kundër Serbisë, këta të fundit duket se nuk i kursejnë ende provokimet. Përveç heqjes së flamurit nga stadiumi, një gjest që ata e cilësuan vetëm si një veprim për të shmangur incidentet e pakëndshme, kësaj radhe ishin tifozët vendas që kanë provokuar ekipin Kombëtar shqiptar.