Përfaqësuesit e listës serbe në të gjitha institucionet e Kosovës kanë vendosur të largohen detyra, pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan. Top Channel ka siguruar pamje nga momenti teksa policët serbë, anëtarë të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, zhveshin uniformat e tyre si akt i parë i largimit nga institucionet dhe lënë detyrën.