Pa e bërë një muaj punë, 7 nga 45 policët serbë që u rekrutuan në Policinë e Kosovës kanë dhënë dorëheqjen. Sipas Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, ata lanë punën për shkak të presionit, shantazhit e frikësimit nga Beogradi. Njohësit dorëheqjet e fundit të komunitetit serbë i shohin si skenar të Serbisë për të mbajtur veriun në tension.