Serbët e Malit të Zi votuan masivisht në favor të partisë SNS të Aleksandar Vucicit, me perjashtim të Herceg Novi ku zgjedhësit mbështetën aleancën opozitare “Serbia kundër dhunës”. Në katër qendrat e votimit në Mal të Zi ku qytetarët e Serbisë kishin të drejtën e votimit si pjesë e zgjedhjeve të së dielës në atë vend, Partia Progresive Serbe e Aleksandër Vuçicit dominoi tre prej tyre.