Senati amerikan hodhi poshtë propozimin që kufizonte autoritetin e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit pa miratimin e Kongresit. Cdo zyrtar iranian që synon të zëvendësojë liderët e vrarë “do të përfundojë i vdekur”, u shpreh ai një ditë më parë, dhe u zotua se SHBA-ja dhe Izraeli do të vazhdojnë fushatën ushtarake kundër Iranit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë këmbënguli se udhëheqja iraniane po dobësohet shpejt dhe se arsenali raketor i Teheranit “po zhduket me shpejtësi”. Shumica republikane e Senatit duket se e mbështet qëndrimin e tij. Argumenti i tyre ishte se presidenti, si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura, ka autoritetin të udhëheqë operacionet ushtarake. Demokratët e quajtën votimin një test për rendin kushtetues, por kjo nuk e lëkundi aspak qëndrimin e republikanëve, që insistuan se ai vepron për të mbrojtur trupat amerikane.