Senati amerikan hedh sot në votim paketën e shumëdiskutuar të ndihmës ushtaraje për Ukrainën, e cila e mori më në fund OK-in e Dhomës së Përfaqësuesve pas zvarritjesh disa mujore. Paketa që mbërrin vlerën e 60 miliardë dollarëve përbën një ndihmë jetike për ushtrinë e Kievit të përballur me ofensiven e ashpër ruse në terren dhe mungesë armatimesh.