Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se selia e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane do të ketë status të ngjashëm si Vatikani. Në Konferencën Jubilare të 95-vjetorit të vendosjes së Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve në Shqipëri, ai u dha edhe një mesazh komuniteteve fetare, të cilat kritikuan krijimin e shtetit bektashi.