Elbasan/Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike heroinë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”, pas një hetimi proaktiv. Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional, në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e FNSH Fier, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Vihet në pranga 43-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.