99 700 euro u sekuestruan në Portin e Durrësit nga policia këtë të martë. Shuma monetare u gjet e fshehur në tavanin e një autobusi të linjës Bari-Durrës, ndërsa u arrestua shoferi I mjetit Elson Rrodhe. Autobusi tip “Scania” u ndalua në hyrje, e më pas u kalua në vijën e dytë për kontroll të imtësishëm. Gjatë kontrollit agjentët gjetën në pjesën e tavanit, 8 paketime me kartëmonedha në euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.