Top Channel/ Sekuestrimi i pasurive të spitalit privat, si u zbulua skema e evazionit?
28/10/2025 19:02

Me kërkesë të Prokurorisë Tiranë sekuestrohen pasuritë e ‘International Medicare shpk e Sante Plus’, pasi u gjetën mbi 1 milionë euro fatura jo tatimore, fshehje të të ardhurave dhe mospagim e taksave. Hetimet nisën pas kallëzimit të një shtetasi portugez, C.S., i cili kishte paguar 5200 euro për tre shërbime mjekësore në këtë spital privat. Por, ndërhyrjet nuk u kryen kurrë, pasi mjekët u larguan nga spitali, ndërsa pacienti nuk mori asnjë rimbursim, pavarësisht kërkesave të përsëritura. Nisur nga faktet e parashtruara në kallëzimin e shtetasit C.S. dhe nga deklarimet e marra të punonjëseve, u provua se ky spital operonte me mandate dore dhe jo kupona tatimorë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 milionë euro fatura jo tatimore, të padeklaruara, ndërsa dyshohet se si mjekë punonin persona kryesisht shtetas turq, të palicensuar si mjekë në Republikën e Shqipërisë. U mbajt procesverbal për kqyrjen e vendit të ngjarjes ku u gjetën dhe u fiksuan si provë materiale, në sallat kirurgjikale medikamente të ndryshme të skaduara, si dhe medikamente që ndalohet shitja dhe lejohen për përdorim vetëm në spitale private. Po kështu, ka dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se nga ana e subjektit International Medicare shpk, është vepruar në kundërshtim me ligjin duke fshehur të ardhurat e përfituara nga pacientët, nëpërmjet mosdeklarimit të këtyre të ardhurave në organet tatimore në sistemet përkatëse fiskale, por duke i marë këto të ardhura me mandate arkëtimi jo fiskale. Në këto kushte ka të dhëna te mjaftueshme se nga ana e personave nën hetim dhe e subjektit International Medicare, janë fshehur të ardhurat ne vlera te konsiderueshme duke bërë që për këto të ardhura të mos kryhen pagesat në favor të buxhetit të shtetit, duke i sjelle dëm të madh ekonomik interesave të shtetit shqiptar.Nga aktet rezultoi se në kushtet kur nga raporti i kontrollit dhe veprimet e kundërligjshme në fshehjen e të ardhurave dhe mospagimit të taksave dhe tatimeve nga ana e Sante Plus Group me ortak B. K. dhe adminsitrator E.Z. është regjistruar pranë QKB dhe subjekti International Medicare shpk po me të njëjtët ortak e administrator. Këto veprime të personave nën hetim ka dyshime se janë kryer me qëllimin e vetëm të mos kryerjes së pagesave të tatimeve dhe taksave në favor të shtetit në kushtet kur për Sante Plus Group sipas ekstraktit të QKLB, ishin vendosur një sërë sekuestrosh konservative nga zyra përmbarimore për ekzekutime të vendimeve të gjykatave.

Top Channel/ Qeveria, 114 projekte deri më 2030, miratohen 7.38 miliardë euro investime
23/03 23:01
Top News – ‘Roli i Parlamentit është zero’. Berisha sërish me tone të ashpra para Kryeministrisë
23/03 22:00
Top Channel/ Moti i keq godet luginën e Vjosës, preket sektori i bujqësisë, dëmtohen…
23/03 21:15
Top News- Breshëri zbardh luginën e Vjosës, stuhia e madhe shkakton dëme në bujqësi
23/03 20:20
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha mbledh foltoren: Nuk marrim pushtetin me dhunë…
23/03 19:52
Top Channel/ Çmimi i naftës, hyn në fuqi bordi për të vendosur “tavan” për karburantet
23/03 19:48
Top Channel/ Një ditë pas protestës, Berisha: Ta vazhdojmë këtë betejë deri në fitore
23/03 19:31
Top Channel/ Kryedemokrati në foltore: Fati i Shqipërisë është në duart tuaja, kjo rrugë nuk…
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Për ne rruga e vetme është të jemi të vendosur
23/03 19:30
Top Channel/ Berisha para Kryeministrisë: Revolta dhe protestat janë rruga e vetme për të…
23/03 19:29
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kam frik të flas kundër Ramës se mund të më…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, qytetarët: Kjo qeveri ka dështuar me të…
23/03 18:51
Top Channel/ Foltorja e të hënës, deputeti i PD-së: Ne nuk kemi luksin, por ti japim…
23/03 18:47
Top News – Krimi me tre viktima në Podujevë. Ndërron jetë edhe autorja e vrasjes së dyfishtë
23/03 16:16
Top News – Hetimet në dosjen e Ballukut. GJKKO autorizon SPAK për të zbërthyer telefonat
23/03 15:25
Top Channel/ Ish-gjyqtarët kërkojnë rikthim, shkarkimet e Vettingut vihen në dyshim
23/03 15:16
Top Channel/ 15 arrestime për molotovët, Avokati i Popullit: Mungesë protokollesh për gazin
23/03 15:15
Top Channel/ Rejsi Farma nën hetim për abuzim, faturime të dyfishta në Berat e spitale të tjera
23/03 15:11
Top News – ‘Përligjen të gjitha mjetet’. Berisha i përgjigjet Ambasadës Gjermane: Jemi paqësorë!
23/03 14:48
Top News – Çmimi ‘fluturoi’ brenda pak ditëve. Dyshimet për abuzim në tregun e plehërave kimikë
23/03 14:39
DIGITALB DIGITALB