Policia e Shtetit zhvilloi një kontroll të konsideruar surprizë në mjediset e kampit të muxhahedinëve iranianë në Manzë që u shoqërua me konfrontime. Në hetimet e nisura nga Antiterrori dhe SPAK, dalin në dritë dyshimet e forta për organizimin e sulmeve kibernetike nga anëtarët e MEK drejt institucioneve iraniane.