Dëshmitari i katërt në gjykimin ndaj ish-krerëve të ushtrisë Çlirimtare të Kosovës(UÇK) po vazhdon të dëgjohet në seancë të mbyllur. Ai po përgjigjet në pyetjet e Zyrës së Prokurorit të Specializuar(ZPS) për të dytën ditë me radhë. Nën masa mbrojtëse, dhe në seancë private, dëshmitari i cili mban kodin 4748 ka dhënë një pjesë të dëshmisë së tij edhe të mërkurën.