Shkrimtari i madh Ismail Kadare ka komentuar marrëveshjen e fundit me Italinë për menaxhimin e flukseve të emigrantëve. Në përgjigje për median italiane “La Stampa”, shkrimtari i njohur thotë se kjo marrëveshje në thelb të saj është e drejtë dhe se nuk e kupton ku qëndron problemi “për sa kohë Shqipëria dhe Italia janë dy vende më të bashkuara se kurrë?”