Një influencuese 33-vjeçare në Brazil është dhunuar në mënyrë barbare nga babai i saj 54-vjeç, i cili e ka rrahur me një hanxhar pasi ata nuk ranë dakord për pagesën e një borxhi që lidhej me riparimin e makinës. Fotot e postuara nga 33-vjeçarja Bruna Tsuchiya tregojnë plagët e shkaktuara nga sulmi i supozuar i babait të saj në hotelin që drejton familja e tyre. 33-vjeçarja, e cila është dentiste, u tha oficerëve se babai i saj 54-vjeçar e ndoqi me një hanxhar që mori nga zyra.