Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të hënën se bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Evropian me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur. Siç raporton reuters, Kancelari shtoi se vonesat më shumë në këtë drejtim, do ta bëjnë Ballkanin Perëndimor më të ndjeshëm ndaj ndikimit të jashtëm.