Një orë zgjati telefonata e kancelarit gjerman Olaf Scholz me presidentit rus, Vladimir Putin, përpjekja më e fundit kjo e diplomacisë perëndimorë për ndalimin e pushtimit rus në Ukrainë. Kreu i qeverisë gjermane u tregua i drejtpëtdrëjte në kërkesën e tij: Ai i bëri thirrje shefit të Kremlinit të urdhërojë mbylljen e ofensivës, dhe të mundësojë zgjidhje diplomatike, duke shmangur edhe katastrofën humanitare.