Pas plazhit, çfarë mbetet pas, pastrohet në një aksion simbolik nga Bashkia e Vlorës dhe administrata e zonave të mbrojtura. Këtë vit u gjetën më pak mbetje, por gjithsesi nuk mungon thirrja për më shumë kujdes. Çdo ditë gjatë muajve të verës ishulli është vizituar mesatarisht nga një mijë turistë dhe u bëhet thirrje anijeve turistike të bashkëpunojnë në sensibilizimin e vizitorëve për të mos ndotur ambientin.