Në episodin e 9 të sezonit të tretë të podcastit “Flasim” Rama e kishte dedikuar sektorit turizmit, kryeministri Edi Rama i dha jehonë planit të investimit një miliardë dollarësh në Shqipëri të Jared Kushner, dhëndri i multimiliarderit Donald Trump. Për herë të parë, Rama zbuloi se për Sazanin ka pasur edhe oferta të tjera, por që në vlerësimin e tij nuk ishin të duhura.