Godina e sarajeve të Toptanëve do të kthehet në Muzeun Etnografik të Tiranës. Në prezantimin e projekt-idesë ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili kujtoi se pak kohë më parë kjo godinë u shpëtua nga zjarrvënia. “Në 17 gusht 2021, një nga punonjësit e Policisë Bashkiake raportoi se kishte parë një person, i cili ishte futur nga dera e pasme dhe kishte hedhur një shishe me benzinë, duke thyer xhamin e godinës. Dy minuta nga raportimi, zjarrfikësja e Tiranës shuajti zjarrin e asaj që mund të kishte patur fatin e shkollës ‘Kosova’. Më vjen mirë që nga incidenti, që fatmirësisht u shua nga zjarrfikësit në dy minuta, qyteti përftoi një pronë publike, që sa të jetë jeta do të jetë pronë e bashkisë, e qytetit dhe e qytetarëve të Tiranës”.