Top Channel/ Sanksione familjare ndaj Putin/ Kufizime gruas e dy vajzave. Pritet te bashkohet dhe BE
06/04/2022 19:40

SHBA-të kanë vendosur një sërë sanksionesh shtesë ndaj Rusisë , presidenti Putin dhe rrethi të tij të ngushtë pas masakrës në qytetin e Bucha. Sanksionet të cilat kanë për qëllim presionin e mëtejshëm ekonomik ndaj liderit rus, u janë vendosur dy vajzave të presidenti Rus, e po ashtu edhe gruas dhe vajzës së ministrit të jashtëm rus, Sergei Lavrov, kryeministrit rus, si dhe shumë familjeve të tjera elitare në rusi. SHBA i ka vendosur sansksione edhe bankave më të fuqishmë në Rusi , Sberbak dhe AlfaBank në tentativë për të bllokuar qarkullimin e parave si dhe për të ndaluar amerikanë të bëjën biznes në rusi. SHBA tha se po targeton qëllimisht vajzat e Putin, Mariya Putina dhe Katerina Tikhonova, pasi besojnë se presidenti rus po fsheh disa nga pasuritë e tyre duke i përdor ato. Shtëpia e bardhë sqaroi se në bashkëpunim me G7 dhe BE, po vendosin një ndalim edhe për investimet e reja në Rusi. Sipas tyre efikasiteti i sanksioneve ndaj Putin do të duket shumë shpejt edhe në përgjigjen që vetë populli tij do ti japë. Nga masat e SHBA nuk ka shpëtuar as edhe një rrjet kompjuterash të cilët përdoren nga rusia për të kryer një sërë sulmesh kibernetike. Ndërkohë edhe Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar sanksionet ndaj bankës më të madhe ruse Sberbak si dhe zotohet të ndalojë importit e qymyrit deri në fund të vitit 2022. Ndërkohë listës së sanskioneve pritet ti shtohen edhe nga ato nga BE, Unioni ka thënë se se pakoja e pestë e masave që ka paralajmëruar do të shënjestrojë eksportet e naftës dhe qymyrit rus dhe do të ndalojë anijet ruse që të ankorohen në portet europiane. Shefi i diplomacisë së bllokur Joseph Borrel tha në parlamenti Europian se Be ka shpenzuar 35 herë më shumë duke blerë gazin rus sesa i ka dhënë ndihmë në armë ukrainës që kur ka filluar lufta. Një zyrtar i shtëpisë së bardhë tha se sanskionet me kalimin e kohës mund të pakësohen ose hiqen përfundimisht, por vetm nëse presidenti Putin heq dorë nga pushtimi i Ukrainës. Pamjet: AFP

Top Channel/ Sulmohet konsullata izraelite në Stamboll: “Duan të tërheqin Turqinë në luftë”!
07/04 15:04
Top News – ‘Trump nuk vjen po s’i dhamë portin’. Deputetja e PS mbron pr.ligjin në portet turistike
07/04 14:35
Top News – Portet turistike private. PD-Ligj klientelist, do ta çojmë në Kushtetuese
07/04 13:30
Top News – Ura për motrën, Gjyqi ndaj ish kryebashkiakes, pyeten 4 deputetë të PD
07/04 13:30
Top News- Sabotimi i gazsjellësit serb/ Akuza nga Kievi: Rusia po ndërhyn te zgjedhjet hungareze
07/04 12:04
Top Channel/ Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane!
07/04 12:04
Top Channel/ Lufta e Iranit godet ekonominë e Gjermanisë: Janë prekur 90% e prodhuesve!
07/04 11:41
Top Channel/ Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s`i ka parë kurrë asnjeri!
07/04 11:37
Top News- Dodik i rikthehet ‘dashurisë ruse’/Ekstremisti serb i Bosnjes vijon narrativën pro Putinit
07/04 11:11
Top News – ‘Trump është iluzionist’/ Irani nuk dorëzohet – Do vijojmë luftën
07/04 10:24
Top News – Zgjidhja për mbrojtjen e infrastrukturës.Irani thirrje qytetarëve–Shkoni në termocentrale
07/04 10:21
Top News – Izraeli ultimatum iranianëve. Seri sulmesh ajrore- Shmangni trenat dhe rrugët
07/04 09:53
Top News – Kush po e drejton Iranin? Khamenei i ri i vendit, në koma që prej datës 28 shkurt
07/04 09:24
Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11