Atmosfera e takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor në procesin e sivjetmë të Brdo Brijunit, ishte më e mirë. Kjo erdhi mesa duket për shkak që vendet ishin pajtuar të mos diskutonin tema që u takojnë vendeve specifike. Kësisoj, Kroacia dhe Sllovenia kishin kërkuar të mos flitet as për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.