Kina, India, Shtetet e Bashkuara dhe Australia nuk do të heqin dorë nga përdorimi i qymyrit për të prodhuar energji. Ndërkohë mbi 40 shtete i thanë jo përdorimit të qymyrit në samitin e klimës të okb në glazgou. Qeveria britanike ka njoftuar se ndër vendet që i kanë firmosur deklaratën, e cila synon të “mbajë gjallë” angazhimin për të kufizuar rritjen e temperaturës në 1.5 gradë, ka vende si Polonia, Kili, Kanadaja, Vietnami dhe Ukraina. Dokumenti i miratuar sot përmban një deklaratë mbi kalimin nga qymyri në energji të pastër, të promovuar nga Mbretëria e madhe që angazhon vendet - por edhe mbi 100 institucione financiare dhe organizata të tjera ndërkombëtare - për t'i dhënë fund të gjitha investimeve që përfshijnë hapjen e centraleve të reja qymyri për të prodhuar energji. Marrëveshja parashikon daljen graduale nga prodhimi i energjisë me qymyr deri në vitin 2030 për ekonomitë kryesore dhe deri në 2040 për pjesën tjetër të botës.