Mes fanfarash mediatike zhvillohet sot në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor. Zyra e shtypit e Komisionit Europian e përshkroi si “një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë e madhe të partneritetit strategjik mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, këtij rajoni me një perspektivë të qartë europiane”. Liderët e bllokut takohen me homologët e tyre nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor-Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.