Top Channel/ Samiti i procesit të Berlinit, liderët e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë marrëveshjet
14/10/2024 19:58

Me ftesë të kancelarit gjerman Olaf Scholz në Berlin janë takuar liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa me ta ishin edhe liderët e bashkimit europian Shqipëria dhe Kosova u përfaqësuan nga kryeministrat Edi Rama dhe Albin Kurti. Gjatë samitit kancelari gjerman foli për nevojën e një mardhënie më të mirë mes kosovës dhe serbisë Na duhet një dinamikë e re... do t’u thosha sot miqve nga Beogradi dhe Prishtina: Ju lutem mos lejoni që e kaluara t’ju frenojë në rrugën drejt një të ardhmeje paqësore dhe prosperuese. Jam i bindur se kjo e ardhme gjendet në BE dhe ekziston vetëm një rrugë që çon atje: zbatimi i plotë i marrëveshjeve të arritura. Unë do të vazhdoj të angazhohem personalisht me të dyja vendet, për t’u siguruar se ato ta shfrytëzojnë këtë mundësi. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e nënvizoi se tani duhet parë përpara drejt një të ardhmeje ku të gjashtë partnerët e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e bllokut europian. Procesi i Berlinit është bërë promotor i tregun rajonal ekonomik, të përbërë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është qenësore që ky treg i përbashkët rajonal të funksionojë në mënyrë të lehtë, pasi i mundëson kompanive të Ballkanit Perëndimor që të tregtojnë dhe krijojnë vende pune. Pasi ky rajon është afër nesh është edhe afër tregut tonë të përbashkët. Unë mirëpres shumë marrëveshjen e javës së kaluar që është bërë në nivel të CEFTA-s. Sidomos që kufizimi i eksporteve nga Serbia në Kosovë do të pezullohen. Uroj për shfaqjen e këtij vullneti politik po ashtu edhe juve Olaf Scholz për shkathtësitë e ndërmjetësimit, pasi ky është një hap për normalizim. Krahas kësaj, duke folur për Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, ajo tha se pesë nga gjashtë agjendat e reformave të miratuara të vendeve të rajonit do të adaptohen këtë javë nga BE-ja. Ajo tha se pagesat e para të pakos prej 6 miliardë eurove do të bëhen para përfundimit të vitit. “Na nevojitet një urë ndërmjet tregut rajonal të përbashkët dhe tregut të vetëm evropian. Kjo urë është plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor në vlerë 6 miliardë euro investimesh. Plani i rritjes dhe Procesi i Berlinit janë të ndërlidhur. Me Planin e Rritjes e hapim dorën për sektorë të caktuar të tregut të vetëm. Që të përdoret kjo hapje, Ballkani Perëndimor duhet të ketë reforma në nivelin horizontal”, Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan në samitin e Procesit të Berlinit një plan të ri për tregun e përbashkët rajonal, si dhe një marrëveshje të re për lëvizshmërinë, e cila përfshin qasjen në arsimin e lartë.

Top Channel/ Rinumërimi në Fier, kush është kandidatja e PD që ka bërë namin me vota të pamerituara
01/07 23:21
Top Channel/ Rama mbështet Osmanin/ Shëtitja në Çarshi, “mesazh” npara zgjedhjeve
01/07 22:40
Top Channel/ Berisha në Asamblenë e OSBE: Zgjedhjet ishin farsë, duhet qeveri teknike
01/07 19:57
Top Channel/ Prova të reja kundër ish-çiftit Meta! 240 mijë dollarë shpenzime për…
01/07 19:53
Top News – ‘Ke nxjerr Xhelalin me sy mbyll. Vetëm Shalsit i bën foto’. Batuta te ‘Ekonomia’
01/07 18:31
Top News-Berisha denoncon ‘narkodiktaturën’ në OSBE. Kërkon qeveri teknike në asamblenë parlamentare
01/07 18:24
Top News – Rinumërimi, Fieri pa surpriza. Kandidatët vota të padrejta, do u hiqen
01/07 16:34
Top News- S’ka konsensus në Kuvend/ Haxhiu: Tërhiqem nëse s’marr 61 vota
01/07 16:33
Top Channel/ Rama nga Shkupi: Integrimi në BE më afër se kurrë, kemi përmbushur të gjitha pikat…
01/07 12:18
Top Channel/ Rama e Farage do takohen në Tiranë! Rama: Do flasim mbi faktet, jo fantazitë e tua
01/07 12:13
Top Channel/ 1-vjetori i ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë/ Spiropali: Lartësoi një popull të tërë
01/07 11:28
Top News – Rinumërohen kutitë e Fierit. Nisma ‘Shqipëria Bëhet’ shpreson mandatin
30/06 20:01
Top News – Meta, intervistë me vetveten. Presidenti i PL kujton përballjet me amerikanët në 2017
30/06 16:39
Top Channel/ Shtyhet gjyqi ndaj Berishës, mungonin kreu i PD, një prokurore dhe avokatët
30/06 15:01
Top Channel/ Edi Rama sfidon Babain e Brexit: Verifikim faktesh për një deportim total Nigel ose…
28/06 12:03
Top Channel/ Flamur Noka në SPAK, deputeti para prokurorëve për denoncimet e krimeve zgjedhore
27/06 15:12
Top Channel/ Berisha zbulon se kutitë u ndërruan, akuza e re pas rinumërimit: I mbushi PS
27/06 15:10
Top Channel/ Rinumërimi e “zhyt” PD-në, KAS vendos t’i heqë 612 vota si të padrejta
27/06 15:08
Top Channel/ Flamur Noka shkon në SPAK, deputeti demokrat ndodhet para prokurorëve
27/06 12:52
Top Channel/ Kavaja “zhgënjeu” Metën! Rinumërimi i votave të Tiranës po shkon drejt fundit
27/06 12:52