Tirana mirëpret këtë të hënë për herë të parë një samit të Procesit të Berlinit, i pari që mbahet jashtë kufijve të unionit. Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen në një konferencë me kryeministrin Rama ishte shpresëplotë së Shqipëria po ecën me sukses për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian ndërsa premtoi se do të ndërmerren një sërë reformash ekonomike për të dyfishuar ekonominë shqiptare brenda 10 viteve.