Në Gjermani sot mbahet takimi në kuadër të Procesit të Berlinit. Takimi nisi në ora 09:15, ku kancelari gjerman, Olaf Scholz mbajti një fjalim para liderëve. Në kuadër të këtij takimi, ku merr pjesë edhe kryeministri, Edi Rama, Shqipëria pritet të nënshkruajë tre marrëveshje.