Disa ministra nga vendet e Europës Lindore, të cilat ndihen më të kërcënuara nga ekspansionizmi rus, kanë filluar të reagojnë pas samitit të Alaskës, duke mos shprehur shumë entuziasëm për rezultatet e tij. Ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky, tha se mbështet përpjekjet e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, por ka dyshime rreth interesave të Presidentit rus, Vladimir Putin, për të arritur vërtet një marrëveshje. "Nëse Putin do të ishte serioz në lidhje me negociatat për paqe, ai nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën gjithë ditën sot", tha Lipavsky.