Marrëveshja e parë që është nënshkruar në samitin e Be-Ballkani Perëndimor sot në Tiranë është marrëveshja Roaming, që synon uljen e tarifave. Marrëveshja Roaming i hap rrugë nisjes së procesit për heqjen e tarifës roaming mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Pas negociatash të gjata Komisioni Europian dhe RCC drejtuar nga Sekretarja e Përgjithshme, Majlinda Bregu kanë arritur marrëveshjen me operatorët e telefonisë celulare në Europë e Ballkan për uljen e tarifave roaming.